Joni Peçi kujton ikjen me gomone në Itali: Aty filloi komplet jeta në një sferë tjetër

31/05/2020 - 13:18

Programi “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan solli intervistën me stilistin e njohur Joni Peçi. Ai tregoi mjaft detaje interesante dhe të pathëna më parë për jetën e tij private dhe atë profesionale.

Stilisti tregoi se është nisur në drejtim të Italisë me gomone dhe pikërisht aty ka nisur edhe rrugëtimi i tij për modën. Me ndihmën e murgeshave domenikane në Bologna sistemohet aty, më pas nis edhe shkollën e modës në Milano. Ndërkohë që shkonte në shkollë, stilisti edhe punonte në një restorant.

Joni Peçi: Shkova dhe u nisa në Itali me kursimet e mia. Fillimisht kam shkuar me gomone, ka qenë nëntor. Frika nuk ishte aq e madhe, se sa dëshira për të parë ato dritat e ndezura në bregun tjetër të detit. Kisha vetëm një çantë shpine me dy veshje, që dhe ato u lagën në momentin kur na hedhin, para se të mbërrinim mirë në breg. Më pas shkoj dhe i drejtohem direkt disa miqve të mi, ku ishin murgeshat domenikane në Bologna, ato më ndihmojnë që më sistemojnë. Vendos që të futem dhe të vazhdoj shkollën e Modës në Itali, në Milano dhe aty filloi pastaj komplet jeta në një sferë tjetër. Ndërkohë që shkoja në shkollë më duhet të punoja dhe njëkohësisht dhe natën në një restorant, pasi familja që e kishte këtë restorantin u afeksionua shumë me mua dhe më ndihmuan. Unë kam punuar për një brand internacional që është “Armani” në këtë rast, por jo vetëm, por edhe për shumë emra të tjerë në backstage sfilatash, në forma të ndryshme. Kthimi im në Shqipëri ka qenë krejtësisht rastësor. Duke ardhur njëherë për një punë, dilnin punë të tjera. Duke kaluar, kohë momente, ditë, javë, muaj, vite gradualisht do të thotë që ndërkohë ke investuar dhe ke ndërtuar një gjë. Sepse është shumë e lehtë ta mendosh që të shkosh dhe të ndërtosh gjëra jashtë, por kush do ta ndërtojë këtë vend.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të përfolura të momentit, për faktin se kanë luajtur me idenë që janë më shumë koleg

Olti Curri ka thënë dy fjalë për këngët e reja shqiptare që po publikohen këtë sezon vere!

Romanca mes këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit Romeo Veshaj është në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Jada Pinkett Smith ka pranuar që ka qenë e lidhur me këngëtarin August Alsina, ndërsa ishte e martuar me Will Smith.

Aktorja gjermano-turke Meryem Uzerli mori një famë të madhe me rolin e saj si “Hyrrem” në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, serial hist

Ditën e djeshme këngëtari shumë i dashur për publikun Ledri Vula festoi ditëlindjen.

Rudina Magjistari ka eksperimentuar rrallëherë me ‘look-un’ e saj duke u shfaqur përherë në ekran me pamjen e saj me flokët biondë.

Aktori i Hollywood Johnny Depp ka marrë hak sot në mbyllje të seancës së katërt të gjyqit duke thënë se ish-gruaja e tij pinte dy shishe

Pas shumë vitesh në ekranin e Top Channel, duket se moderatorja e programit "Portokalli", Xhemi Shehu ka dhënë dorëheqjen.

Me një foto nga momentet e tyre romantike, Sara Hoxha i ka dedikuar një urim të ëmbël partnerit të saj, Ledri Vula i cili sot feston ditë