Këngëtarja Katy Perry ka humbur ndjenjat gjatë audicionit të spektaklit “American Idol” në Sunriver, Oregon. Incidenti i frikshëm ndodhi pasi në skenë ka shpërthyer gaz.

Para se të rrëzohej në tokë këngëtarja iu tha drejtuesve se nuk ndihej mirë dhe në atë moment i humbi ndjenjat. Pamjet e këtij momenti janë publikuar në promon e emisioni që do të transmetohet këtë të diel.

Pas kësaj, në vend ka mbërritur ambulance dhe e ka shoqëruar këngëtaren për në spital. Mediat e huaja shkruajnë se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe për fat çdo gjë ka kaluar.