Këngëtari i njohur i muzikës xhamajkane, Shaggy ka treguar se ka refuzuar mundësinë e bashkëpunimit me Rihannën, e cila pritet të hedhë në treg albumin e saj të ri të  titulluar “R9”.

Shaggy ka thënë se për të patur këtë mundësi, atij dhe artistëve të tjerë i duhet të kalonin një audicion dhe ai nuk ka pranuar.

“Ka njerëz shumë të mrekullueshëm të përfshirë në albumin ri, po për vete nuk mendoja se kisha nevojë të merrja pjesë në audicione. Po ja lë këtë djemve më të rinj”, ēshtë shprehur ai.