Moderatori i emisionit “Gjoni Black”, Meriton Mjekiqi mbrëmjen e 2 marsit është arrestuar në Prishtinë.

Ai është arrestuar për shkak të një konflikti, që ndodhi në lagjen “Arbëria (Dragodan)” të Prishtinës, shumë pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Pas procesit të marrjes në pyetje, Mjekiqi është lënë i lirë dhe këtë lajm e ka dhënë vetë avokati i tij Asdren Hoxha.

“Meriton Mjekiqi eshte i lire…

Une jam,Avokat i tij edhe,njoftoj opinionin se,nuk eshte intervistu,per kurfar gjuajtje me arme,nuk ka qene ne arrati edhe ky lloj,informimi nga mediat pa kurfar confirmimi zyrtar paraprak,eshte brengoses…

Ne kete rast eshte provokuar gazetari ne rruge edhe kjo eshte e verteta…

U dridh mali e u lind miu…”, shkruan ai në rrjete sociale.

Meriton Mjekiqi eshte i lire… Une jam,Avokat i tij edhe,njoftoj opinionin se,nuk eshte intervistu,per kurfar gjuajtje…

Posted by Asdren Hoxha on Tuesday, March 2, 2021