Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi prej shumë vitesh janë mikesha të ngushta. Dy modelet jetojnë në SHBA ku dhe shpesh na kanë zbuluar detaje nga kjo bashkëjetesë e tyre, ndërkohë që tentonin famën ndërkombëtare.

Mirëpo, duket se jo gjithçka po vazhdon si dikur, pasi në rrjetet sociale është vënë re një ftohje mes tyre.

Në Instagram, Adrola dhe Xhesika nuk e ndjekin më njëra-tjetrën duke lënë të kuptohet se diçka mes tyre ka ndodhur.

Ai që ka habitur më shumë së fundmi është edhe një postim i Adrolës, i cili mund të jetë edhe një dedikim për Xhesin.

“Ti s’mund të ndryshosh njerëzit rreth teje, por ti mund të ndryshosh njerëzit rreth teje”, shkruhet në postim.