Pasditen e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” ishte e ftuar modelja Klaudia Kalia, ku foli për jetën e saj dhe angazhimet që lidhen me modelingun.

Klaudia u shpreh se ka pasur oferta të shumta për të qenë pjesë e videoklipeve shqiptare, por i ka refuzuar, ku mes refuzimeve bën pjesë edhe reperi Ledri Vula.

19-vjeçarja zbuloi se prej muajit gusht të verës që lamë pas, ka nënshkruar kontratë me “Fashion Tv”, që mesa duket do i hapë dyer të tjera drejt suksesit ndërkombëtar.

Klaudia tregoi se i kanë kërkuar të jetë pjesë e një prej klipeve të këngëtares me famë botërore, Ariana Grande, por pa zbuluar më tepër detaje, pasi siç tha ajo, pjesa tjetër do të jetë surprizë.