Neymar e ka të pamundur të respektoj rregullat, në çdo rast e sheh veten në qendër të kritikave. Ylli i PSG, braktisi Francën duke udhëtuar drejt Brazilit, i detyruar të qëndrojë në karantinë.

Por as në këtë rast, kur nuk bëhet fjalë për çështje qejfi, Neymar e ka të pamundur të respektojë rregullat. Ka qenë vetë futbollisti ai i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një foto ku shihet duke luajtur me disa miq të tij, pa masa mbrojtëse dhe pa respektuar distancën.

Fotot e publikuara nga sulmuesi brazilian nuk janë pritur mirë, të shumë ishin fansat që kritikuan futbollistin e PSG-së.