Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka nxitur spekulime se është në pritje të ëmbël me postimin e fundit në Instagram.

Ndjekësit e saj nuk hezituan ta bombardonin me pyetje nëse është shtatzënë pasi Dua postoi një foto me fustan jeshil ku e shoqëroi me dy biberonë me qumësht, një ari pelushi dhe një fëmijë engjëll, gjë që nxiti menjëherë reagime.

“Është ajo shtatzënë?”, “Vetëm unë mendoj që është shtatzënë? Të dua Dua Lipa”, janë disa prej komenteve që janë bërë në fotografinë e këngëtares.

Ende nuk ka një reagim nëse këngëtarja është me të vërtetë në pritje të fëmijës së parë me modelin Anwar Hadid, me të cilin është në një lidhje prej qershorit të vitit 2019.