Rita Ora lë pas telashet, rikthehet me projektin e ri muzikor

14/01/2021 - 10:23

Me ardhjen e vitit 2021, këngëtarja e famshme botërore me origjinë shqiptare, Rita Ora i ka lënë pas telashet dhe është përqëndruar te karriera e saj artistike.  Ajo pritet të publikojë në fund të këtij muaji këngën e saj të re e cila titullohet "Flame".

Për momentin bukuroshja shqiptare nuk ka bërë publike asnjë detaj të kësaj kënge. Pjesë e saj, sipas mediave rozë, do të jetë vokalisti i grupit “Bastille”, Dan Smith dhe kantautori MNEK.

MNEK po ashtu njihet si bashkëpunëtor me disa yje të muzikës, si Dua Lipa, Beyonce, Madonna dhe grupi “Little Mix”. Kështu 30-vjeçarja po bëhet gati ta shënojë rikthimin e saj në skenë pas kaq shumë kohësh.

 “Flame” do të jetë kolonë zanore edhe e filmit të ardhshëm ku luan Rita Ora, “Twist”, i cili do të publikohet nëpër kinema më 29 janar të këtij viti. Në këtë projekt kinematografik, Rita luan rolin e Artful Dodgerit ndërsa Rafferty Law, i cili është djali i yllit të njohur hollyëoodian, Jude Laë, vjen në rolin e Oliver Twistit.

Në një intervistë të bërë vitin e kaluar, Rita u shpreh se kënga ‘Flame’ është shkruar kohë më parë, dhe është vërtet një projekt që ka potencial për t’u shndërruar në hit.

 “How to Be Lonely” është kënga e fundit e yllit të muzikës pop, e publikuar në vitin 2020.

Kjo këngë e shkruar nga Lewis Capaldi ishte planifikuar për të, por këngëtari e kishte pranuar se nuk i është përshtatur vokalit të tij. Ajo arriti të pozicionohet në vendin e 57-të të toplistave muzikore në Britani të Madhe. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reperi i njohur shqiptar, Stresi ka bërë një dedikim prekës për biznesmenin e ri nga Kosova, Albert Krasniqi, i cili u vra dje me armë ng

Filmi britanik i titulluar “Twist” do të shfaqet në SKY Cinema në datën 29 janar.

Aktorja e famshme, Ellen Page nuk është më femër. Në dhjetorin e kaluar, Page shokoi fansat me deklaratën e saj, duke zbuluar se në fakt 

Në mediat e huaja, janë publikuar fotot e para, që tregojnë ngjashmërinë e jashtëzakonshme të Kristen Stewart me Lady Dianën, në filmin e

Mirupafshim për të gjitha mediat sociale, Pamela Anderson nuk mund të durojë më.

Shefi i famshëm i kuzhinës Nusret Gokçe është në telashe.

Ndalimi i organizimit të dasmave dhe koncerteve për shkak të përhapjes së Covid-19 ka penalizuar mjaft artistë në vendin tonë.

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga nuk ka marrë pjesë në emisionin ku ishte e ftuar mëngjesin e sotëm, për shkak se babai i saj ndodhej

Në përvjetorin e parë të vdekjes së tyre, Vanessa Bryant, ka kujtuar përmes një letre vajzën e saj Gianna dhe bashkëshortin Kobe.

Reperi Gold Ag e ka treguar gjithmonë me krenari dashurinë për atdheun dhe prej vitesh gëzon nënshtetësinë shqiptare.