Romain Gavras ka konfirmuar ndarjen nga Rita Ora pas disa muajsh lidhjeje. Këngëtarja e “Let You Love Me” dhe regjisori francez kanë ndarë rrugët, pasi u raportua se çifti po kalon një krizë për shkak të pandemisë. Gavras ka pranuar se e kishin të vështirë të shiheshin për shkak të angazhimeve të punës, pasi Rita po qëndron aktualisht në Australi për “The Voice”.

“Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata kanë mbetur miq të ngushtë.”, tha përfaqësuesi i tij për “Daily Mail” ndërkohë që një tjetër burim pranë Ritës shtoi se ata u përpoqën ta bënin lidhjen të funksiononte, por më kot.

“Rita dhe Romain u përpoqën ta bënin lidhjen të funksiononte, por ata të dy ranë dakord se nuk mund të ishte. Ata janë të afërt, por ishte thjesht e pamundur të mbanin një marrëdhënie ku mezi e shihnin njëri-tjetrin.”, u shpreh burimi. Çifti u fotografua për herë të fundit në nëntor, dhe më pas nuk vonoi shumë kur nisën spekulimet se i kanë dhënë fund lidhjes.