Moderatorja Luana Vjollca, e ftuar me lidhje live në “Ftesë në 5”, pranoi se këto ditë të vetizolimit në shtëpinë e saj, ishte duke i kaluar me qetësi.

“Është hera e parë që kam kaq shumë kohë për veten”, u shpreh ajo.

Rreth masave lidhur me higjenën, Luana tregoi se është e fiksuar pas larjes dhe dezinfektimit të duarve, aq shumë sa viheshin re plasaritje të theksuara në lëkurën e saj, që duken qartë në foton më poshtë.

Ndër të tjera, moderatorja tha se këto ditë i ka shfrytëzuar për të gatuar e për të bërë punë shtëpie.