Shokon aktorja e njohur: Kam pirë kokainë me babanë tim

12/11/2019 - 21:27

“E konsideroj veten një të droguar”, kështu rrëfen aktorja e njohur Jamie Lee Curtis, tashmë në moshën 60 vjeçare, në një intervistë të gjatë dhe sinqertë për “Vanity”.

Tashmë 20 vjet pas përpjekjes së parë të saj për të dalë nga tuneli i errët i varësisë nga “Vicodina” dhe kokaina, aktorja e “Halloween”, tregon udhëtimin e saj drejt abstinencës dhe marrëdhënies së saj të vështirë me babanë e saj Tony Curtis, për të cilin thotë se kanë konsumuar dhe kokainë së bashku.

E lindur në një familje të njohur, Jamie Lee Curtis çau e vetme në industrinë e argëtimit deri sa arriti të bëhej një yll i vërtetë. Megjithatë suksesi i saj është një rrugëtim plot me drita dhe hije, mes të cilave dhe varësia ndaj drogës dhe pilulave qetësuese.

Në intervistën për “Vanity”, aktorja 60-vjeçare tregon mbi të gjitha për raportin e saj ambig dhe “të rrezikshëm” me të atin. “ E dija që babai im kishte një problem sepse edhe unë e kisha të njëjtin. Kemi ndarë dhe drogën”, pranon ajo. “Ishte një periudhë, gjatë së cilës, vetëm unë flisja me të. Kisha 6 vëllezër. Tani kam 5. Vëllai im, Nikolas humbi jetën në moshën 21-vjeçare pas një mbidoze heroine”. Me tej Jamie shton “Kam ndarë dhe drogën me babanë tim. Një herë e pimë dhe bashkë, por kjo gjë nuk u përsërit”, deklaroi aktorja e njohur.

Tony Curtis, ndërroi jetë në vitin 2010, në moshën 85-vjeçare, për shkak të një arresti kardiak, pasi kishte vuajtur për vite të tëra nga një sëmundje në mushkëri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Luana Vjollca ka vendosur të heqë dorë nga VIP-at dhe po përgatitet për një projekt të ri televiziv me çifte të panjohura, që e ka realiz

Ish-gruaja e bossit rus të Chelsea-s, Roman Abramovich, Dasha Zhukova është martuar me bilionerin grek, Stavros Niarchos.

Tuna dhe Patrisi janë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar.

Këngëtarja Era Rusi ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin "Mos i fol Shoferit" në RTV Ora.

Reperja Loredana Zefi, e cila përflitet për një histori të re dashurie me producentin gjerman, Maclud pas ndarjes nga Mozzik, publikoi kë

Një ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se këngëtarja e njohur, Rihanna është ndarë nga i dashuri i saj miliarder, Hassan Jameel pas t

Sara Hoxha, trashëgimtarja e "Top Channel" feston ditën e sotme ditëlindjen e saj.

Një romancë e bukur showbizzi, që nisi me dashuri dhe u mbyll me urrejtje brenda vitit 2019.

Një javë më parë, Selena Gomez publikoi albumin e saj më të ri, “Rare.” Duke qenë se ishte i mbushur me dedikime për Justin Bieber, prete

Alketa Vejsiu do të ngjitet në skenën e Sanremos në natën e tretë, së bashku me Georgina Rodríguez, partneren e Cristiano Ronaldo-s.