Askush nuk e ka ditur, por këngëtarja e njohur Sia është nënë e dy fëmijëve të adoptuar.

Lajmin e madh ajo ka zgjedhur ta japë gjatë një interviste me SiriusXM Hits, teksa ka treguar se ndjesia më e bukur në botë është fakti që ajo është nënë.

Këngëtarja është shprehur se donte të zgjeronte familjen e saj dhe kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2019.

“Në fakt kam adoptuar dy djem 18-vjeçarë vitin e kaluar. Ata të dy janë 19 vjeç tani. Dhe unë i dua ata”, është shprehur Sia.

Në fillim të muajit maj, këngëtarja publikoi këngën e saj të re, “Saved My Life”, e cila është me klip i xhiruar në kushte karantine, ndërsa tekstshkruesja është bukuroshja me origjinë shqiptare Dua Lipa.