Fitues të edicionit të parë të spektaklit të bukurisë “Miss & Mr. Kids Model of Dyrrah 2024” janë vogëlushët Niki Berzezi, 7 vjeçe, dhe Lean Ahmetaj, 10 vjeç.

Emocionet ishin të forta mes më të vegjëlve, që parakalonin në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” para syve të jurisë profesioniste dhe qindra prindërve dhe bashkëmoshatarëve.

Krahas dy fituesve të edicionit të parë, 4 fëmijët e tjerë të vlerësuar me titujt më të rëndësishëm ishin:

Shoqëruesja e parë – Saola Gulasi

Shoqëruesja e dytë – Juenda Tema

Shoqëruesi i parë – Alex Avdo

Shoqëruesi i dytë – Aron Malazogu

“Ky konkurs bukurie, që zhvillohet për herë të parë në Durrës ka për qëllim shfaqjen e vlera te trashëgimisë kulturore, që fëmijët duhet t’i trashëgojnë brez pas brezi.”, tha Xhoni Mërkuri.

Gjatë finales së madhe të këtij eventi, nuk munguan sfilatat e vogëlushëve me kostume popullore nga të gjitha trevat e vendit.