DURRËS, 21 tetor 2014– Biznesmen nga India, Savji Dholakia, i ka shpërblyer punonjësit e tij me shpërblime në vlerë totale prej 8 milion dollarë. Sipas lajmit të BBC, pronari i kompanisë Hrisikes ka shpërblyer 216 punojësit me performancë më të lartë që nga viti 2012, me 491 makina, 525 bizhuteri të shtrenjta dhe 200 apartamente. Në mesazhin e publikuar, Dholakia, i cili është njëri ndër eksportuesit më të mëdhenj të diamantit në Indi, është shprehur: "Kjo kompani fiton falë punës tuaj. Ne mund të ecim vetëm nëse punonjësit tanë janë të lumtur", ka deklaruar biznesmeni nga India, Savji Dholakia. Punonjësi i kësaj kompanie, Naresbhai Maini, është shprehur se vitin e kaluar ka marrë si shpërblim një makinë ndërsa sivjet bizhuteri. "Nuk mund ta përshkruaj gëzimin që kemi. Ata që vitin e kaluar morrën aparatament ose bizhuteri, sivjet morën makina", shprehet punonjësi Maini. Kompani në fjalë ka gjithsej 7500 të punësuar ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në SHBA, Belgjikë dhe Kinë.
Shpërbleu punonjësit me 8 milion dollarë, e kush s’do donte një pronar të këtillë?!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Trafik kilometrik në Elbasan/ Fluks mjetesh që kthehen nga juglindja, fundjava më problematike
Aksidenti tragjik në Durrës/ Reagon Ministria e Shëndetësisë për të miturin tek Trauma: Në gjendje të rëndë, ka dëmtime të shumta
Studimi zbulon se mbi gjysma e njerëzve kontrollojnë fshehurazi telefonin e partnerit
Makina përplas 3 djemtë e mitur në trotuar, Nikoll Radaçi largohet nga automjeti pa u dhënë ndihmën e parë (VIDEO)





