2 të rinj janë vënë në pranga pasi ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Konkretisht janë arrestuar 25-vjeçari me iniciale Xh.B. dhe një tjetër i po kësaj moshe me iniciale A.M., që të dy banues në lagjen Uznovë të Beratit.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të rinjtë, në periudha të ndryshme kohore, kanë shpërndarë  lëndë narkotike në qytetin e Beratit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet, një motomjet dhe një sasi parash që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike. 

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të të arrestuarve, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.