Protesta kundër imigracionit kanë shpërthyer në Belfast të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë në qytet, raportojnë mediat e huaja.

Trazirat shpërthyen disa orë pasi policia akuzoi një 30-vjeçar azilkërkues nga Sudani për tentativë vrasjeje në lidhje me një sulm në veri të Belfastit të hënën në mbrëmje duke plagosur rëndë një burrë.

Turma njerëzish, përfshirë burra të maskuar, dogjën automjete dhe shtëpi dhe bllokuan rrugët brenda dhe përreth Belfastit të martën në mbrëmje, disa orë pasi Elon Musk, Tommy Robinson dhe të tjerë u bënë thirrje njerëzve të dilnin në rrugë.

2

Protestuesit rrëmbyen dhe dogjën një autobus Glider në lindje të Belfastit dhe dogjën makina pranë Shankill Road dhe në Newtownabbey. Pati protesta më të tjera në Antrim, Bangor dhe Ballymena. Në Londër, një grup prej rreth 60 protestuesish u mblodhën në Sheshin e Parlamentit.

9

Kryeministri britanik, Keir Starmer e quajti sulmin e së hënës në mbrëmje të neveritshëm.

“Nuk kam absolutisht asnjë tolerancë për skena të neveritshme dhune si kjo në rrugët tona. Mendimet e mia janë para së gjithash me viktimën dhe falënderoj ndihmësit e parë, përfshirë anëtarët e publikut që ndërhynë.”