Një kamion cisternë me benzinë ​​ka shpërthyer ditën e sotme në Nigeri, dhe si pasojë kanë humbur jetën 70 persona. Sipas mediave të huaja, cisterna u përmbys duke shkaktuar derdhjen e benzinës dhe më pas mori flakë.

Autoritetet nigeriane thonë se shumica e viktimave ishin banorë vendas që nxituan për të mbledhur benzinën e derdhur nga rruga. Nga pamjet e publikuara në internet shihen shtëllunga të mëdha tymi dhe flakë, teksa forcat zjarrfikëse përpiqen të shuajnë zjarrin e shkaktuar.

Guvernatori i Shtetit, Umaru Bago tha në një deklaratë se shpërthimi ishte “shqetësues, zemërthyes dhe fatkeq”. Ai tha se një numër i pazbuluar njerëzish kanë përjetuar gjithashtu shkallë të ndryshme djegieje. Në tetor, më shumë se 170 njerëz vdiqën në një incident të ngjashëm në shtetin Jigawa, në veri të vendit më të populluar të Afrikës.