Java e fundit e kampionateve elitare të Europës solli lamtumirën e njerëzve që shënuan një epokë sa i përket futbollit në kontinentin e vjetër. Zlatan Ibrahimoviç dhe Karim Benzema i dhanë lamtumirën përkatësisht Milanit dhe Realit, ndërsa arbitri i famshëm Lahoz i dha lamtumirën futbollit.

Pas 24 vitesh dhënie të drejtësisë në fushat e futbollit, arbitri i famshëm Antonio Miguel Mateu Lahoz vendosi që të tërhiqej. Ai e bëri këtë në ndeshjen mes Mallorca-Rayo Vallecano, e cila ishte e fundit për të.

Lamtumira e një prej arbitrave më të mirë në botë solli skena prekëse dhe arbitri i famshëm dukej se nuk e besonte se gjithçka kishte marrë fund, teksa nisi të qante si një fëmijë i vogël.