Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Merseyside, Britani. Autoritetet dyshojnë se shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.
“BBC” thotë se disa persona kanë mbetur të plagosur dhe se 12 ambulanca dhe 30-40 zjarrfikës kanë mbërritur tek një ndërtesë e shembur në Bebinton, Wirral, në veriperëndim të Anglisë.
Shpërthimi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 21:30 me orën lokale.
Deputeti që përfaqëson Wirralin e Jugut, Alison McGovern tha në Twitter se “Jam në vendngjarje në New Ferry. Situata është shumë serioze. Ju lutem qëndroni larg nëse mundeni, lejoni punonjësit e emergjencave të bëjnë punën e tyre.”