Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Rrilë të Lezhës, ku një sasi lënde plasëse është vendosur në portën e jashtme të një banese.

Si pasojë e shpërthimit nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme të vogla materiale.

Ndërkohë, policia ka ngritur grupin e punës për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të incidentit.