Gjysmëfinalja e parë e edicionit të 69-të të Konkursit Europian të Këngës (Eurovision) përfundoi mbrëmjen e së martës, duke shpallur dhjetë vendet që siguruan kalimin në finalen e madhe të së shtunës, 17 maj.
Shqipëria e përfaqësuar nga “Shkodra Elektronike” arriti të shkojë në finale, krah 9 vendeve të tjera.
Në finale shkoj edhe Suedia, e cila sipas mediave të huaja, shihet si një nga favoritët kryesorë të këtij viti dhe duke impresionuar publikun e festivalit.
Në natën e parë garuan gjithsej 15 shtete, ndërkohë që në skenë u ngjitën edhe Spanja, Italia dhe Zvicra, si vende që janë kualifikuar automatikisht në finale, pa qenë të detyruara të konkurrojnë në gjysmëfinale.
Si çdo vit, vendet e quajtura “Big Five”, Franca, Gjermania, Spanja, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me vendin organizator, kanë një vend të garantuar në finalen e Eurovisionit.
Mbrëmja u vlerësua pozitivisht nga publiku dhe kritika: skenografia spektakolare, konceptet regjisoriale me standarde të larta dhe interpretimet e veçanta mbajtën të gjallë interesin deri në fund.
10 vendet e para të kualifikuara për finalen e Eurovisionit:
Norvegjia – Kyle Alessandro – Lighter
Shqipëria – Shkodra Elektronike – Zjerm
Suedia – KAJ – Bara Bada Bastu
Islanda – VAEB – Roa
Holanda – Claude – C’est la vie
Polonia – Justyna Steczkowska – Gaja
San Marino – Gabry Ponte – Tutta l’Italia
Estonia – Tommy Cash – Espresso Macchiato
Portugalia – Napa – Deslocado
Ukraina – Ziferblat – Bird of Pray
Vendet që u skualifikuan:
Sllovenia – Klemen – How Much Time Do We Have Left
Belgjika – Red Sebastian – Strobe Lights
Azerbajxhani – Mamagama – Run With U
Kroacia – Marko Bošnjak – Poison Cake
Qiproja – Theo Evan – Shh