22 korrik 2015 – 4 anije tregtare me mallra dhe 7 jahte turistike janë ankoruar hjatë 24 orëve të fundit në kalatat e portit të Durrësit, drejtuesit e të cilave pasi kanë marrë shërbimet përkatëse kanë vizituar edhe qytetin-port.

“Smile”, “Rawn Prawn”, “Maya”, “Carpe diem”, Dreaming Swiss”, “Shaula” dhe “Svanetiya” janë emrat kumbues të jahteve me gjatësi të ndryshme dhe me prejardhje nga porte të ndryshme, që kanë zgjedhur të ndalojnë edhe në portin më të madh të vendit tonë. 

Që nga fillimi i muajit korrik, mësohet se në kalatat e portit janë ankoruar 18 jahte turistike, qëndrimi i të cilave në Durrës zgjat nga 4-5 orë deri në 4-5 ditë.

Vetëm vitin e kaluar, në portin e Durrësit janë bregëzuar edhe 234 jahte turistike, dhe pjesa më e madhe e drejtuesve të tyre kanë vizituar qytetin antik dhe rrethinat e tij.

/S.L.  agjencia e lajmeve “Dyrrah”/