TIRANE – Hiqen nga lista e Monumenteve të Kulturës, godinat, ku janë zhvilluar ngjarje të rëndësishme historike që kanë lidhje me të kaluarën komuniste të vendit. Përjashtohen nga lista shtëpia ku u themelua Partia Komuniste dhe ajo ku u mbajt Konferenca e Pezës.
Nga 154 monumente kulture, që janë aktualisht në Tiranë, 7 të tilla do të hiqen nga lista. E para në listë e shënuar me të kuqe është shtëpia-muze ku u themelua Partia Komuniste e Shqipërisë si dhe ajo ku u themelua Rinia Komuniste e Shqipërisë. Heqjes nga lista nuk i ka shpëtuar as shtëpia ku u mbajt Konferenca e Pezës, më 16 shtator 1942.
Sipas të dhënavë të publikuara në matërialin ë Planit Urbanistik të kryeqytetit, në total janë 154 objekte, me statusin “monument kulture”, të tilla si Mozaiku i Tiranës, Kulla e sahatit, Xhamia e Ethem Beut, Teatri i Kukullave, Kalaja e Tiranës, banesa e Toptanëve, ura e Tabakëve, ish Biblioteka Kombëtare, Pallati i Brigadave, Banka Kombëtare etj.
7 Monumentet e Kulturës, që u hoqën nga lista
Shtëpia Muze ku u themelua P.K.Sh.
Shtëpia muze ku u themelua Rinia K.Sh.
Shtëpia muze e Haxhi Qamilit
Shtëpia ku u mbajt “Konferenca e Pezës”
Ish shtëpia e Dalip Karaj
Shtëpia Muze e Avdulla Ketës
Shtëpia e Xhezmi Dellit