Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posa֛çme kundër Korrupsionit dhe Krimi të Organizuar (GJKKO) për dosjen në ngarkim të ish Presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shtyrë për më 11 maj, ora 12:00.

Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e avokates së nënës së ish deputetes Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, e cila kërkoi ndërprerje të seancës për shkak se nuk ka në prokurë për të kërkuar gjykim të shkurtuar.