Është shtyrë seanca gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Canit.
Teksa sot ishte planifikuar të mbahej procesi ndaj Mario Përlleshajt, pasi do të pyetej dhe do të fliste për ngjarjen tragjike për vrasjen e Martinit, por 14-vjeçari nën akuzë nuk është paraqitur.
Procesi u shty për në datën 3 korrik për të njoftuar sërish të akuzuarin.
Seancat për vrasjen e Martin Canit po mbahen me dyert të mbyllura sipas kodit penal për të miturit që ndaloj bërjen publike të të dhëna e për shkak se i akuzuari, por edhe fëmija tjetër i plagosur janë nën moshë.