Një shtyllë ndriçimi është shkëputur dhe ka rënë mes shëtitores “Taulantia”, duke u rrëzuar drejtpërdrejt edhe te shkallët e një lokali.

Rënia e beftë e shtyllës ka rrezikuar jetën e një familjeje që sapo doli nga lokali, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune dhe shkak paraprak dyshohet se mund të jetë bërë era e fortë, duke u përforcuar edhe nga rëndesa e mbivendosjes së reklamave mbi shtyllë.

Ndërkohë sapo kanë mbërritur edhe forcat e policisë në vendngjarje, duke vënë perimetrin e sigurisë, pasi shtylla furnizohet ende me energji, siç mund të shihet edhe në pamjet e mëposhtme.