Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-prokurori dhe Gjyqtari i kohës së komunizmit Aranit Çela. I njohur për gjyqet dhe dënimet e shumta për agjitacion dhe propagantë, Çela ishte ndër njerëzit më të besuar të regjimit komunist.

Arianit Çela i njohur si “xhelat” i kohës së komunizmit ka qenë protagonist i shumë gjyqeve politike që kanë çuar në pushkatim të shumë figurave politike të kohës, duke filluar nga Kadri Hazbiu, Petrit Dume e Beqir Balluku e etj.

Çela është arrestuar më 3 nëntor 1993 dhe u dënua me akuzën “Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal. Pavarësisht kësaj, doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997.