Regjisori i njohur Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç.
Lajmi i hidhur është konfirmuar nga i biri i regjisorit, nga një postim në rrjete sociale ku shkruan “Iku babai, shoku dhe kolegu im”.
Milkani është autor i dhjetëra prodhimeve kinematografike shqiptare. Ai njihet për krijimin e “Zonja nga qyteti”, “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, si dhe “Ballë për ballë”.
Me filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen”, ai debutonte për herë të parë si regjisor dhe do të spikaste për mënyrën e realizimit të një ngjarje të rëndësishme nga historia.
Filmi “Shtigje lufte” është filmi më i rëndësishëm për të sepse do t’a bënte një emër të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare. Ndërsa në fillim të viteve 80-të, filmi bazuar në skenarin e Ruzhdi Pulahës, “Shoqja nga fshati” e më pas “Zonja nga qyteti” do ta bënte kinemanë e Milkanit më të dashurën e më të komunikueshme me shikuesin.
