Faza e grupeve e Botërorit 2026 u mbyll dhe nisi menjëherë faza e 1/16 të finaleve me sfidën mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë e mbyllur me kualifikimin e kësaj të fundit.Në përfundim të fazës së grupeve rezultoi se numri i spektatorëve në stadiume në të 72 ndeshjet e kësaj faze ishte 4 644 549 të pranishëm me një mesatare prej 64 mijë spektatorë për ndeshje.

Por mes të dhënave rekord të publikuara nga FIFA për 17 ditët e para të kampionatit figuron edhe ajo e hot dog-ëve të konsumuar në stadiumet e 16 qyteteve që presin kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik; 300 mijë hot dog-ë që nëse do të vendoseshin njëri pas tjetrit, do të mbulonin distancën prej rreth 45 km nga New York/New Jersey Stadion te aeroporti JFK.

Por jo vetëm kaq, në fazën e grupeve të Botërorit janë aktivizuar 999 futbollistë nga 1248 që janë grumbulluar në total, edhe kjo shifër padyshim që përbën një rekord duke qenë se është rritur numri i skuadrave pjesëmarrëse në këtë botëror që do të mbyllet në 19 korrik me finalen e madhe.