Det i trazuar sot në Durrës!

Mbrëmjen e së premtes tragetet e linjës Durrës – Bari dhe anasjelltas pezulluan lundrimet, të cilat pritet të rinisin mbrëmjen e sotme në të dy brigjet e Adriatikut.

Ndërkohë në shëtitoren bregdetare të Durrësit, megjithëse ditë pushimi, kishte pak qytetarë, kjo dhe për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe erës së fortë.