21 maj 2015 – Kreu i qeverisë ka “luajtur” me fotot e Durrësit ditën e sotme. Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në qytetin bregdetar, për të përuruar investimet e reja, ka postuar dy foto nga lart. Njëra prej tyre tregon Durrësin me sheshin e ri para bashkisë, ndërsa tjetra tregon “Sfinksin”, shkallaren e bardhë në Vollga, ku nga lart dallohet e shkruar “DURRES”.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”