Detaje të reja kanë dalë lidhur me plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Popullore” të qytetit të Shijakut. Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur është Ardian Çyrbja.

Sipas Abc news sherri midis Çyrbes dhe autorit të dyshuar Ervis Hodo ka nisur në pazarin e qytetit për motive të dobëta.

Të dy personat e përfshirë në konflikt kanë qenë nën shoqërinë edhe të njerëzve të tjerë dhe mësohet se e njihnin njëri-tjetrin që më parë.

Gjithçka ka ndodhur pas fjalëve “kush je ti, kush jam unë” dhe më pas situata ka precipituar në ofendime të ndërsjella.

Pas sherrit dhe ofendimeve, autori i dyshuar ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën dhe i ka dalë në “pritë” afër banesës së Çyrbes. Gjatë kësaj kohe Çyrbja i është drejtuar me fjalë ofendues çka ka bërë që Hodo të nxjerrë pistoletën duke e qëlluar me tre plumba, dy në barkë dhe një afër zemrës.

Referuar të dhënave, Çyrbja nuk rezulton person problematik në Shijak, kurse Hodo njihet si person problematik, por nuk është i përfshirë në banda kriminale.

Ardjan Çyrbja ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Durrësit. Policia dhe grupi hetimor po punojmë për kapjen dhe arrestimin e autorit.