Për shumicën e njerëzve, ditët e ftohta sjellin më shumë se vetëm skuqje të mollëzave. Ato poashtu sjellin tharje të pakëndshme në fytyrë, duar dhe shputa. Për disa problemi tejkalon vetëm ndjesinë e tharjes: atyre lëkura iu thahet aq shumë sa që përfundon në çarje, plasaritje apo edhe ekzemë (ku lëkura pezmatohet). Në momentin që e ndizni ngrohjen në shtëpi, lëkura fillon të thahet, shkruajnë ekspertët të cilët kanë kryer teste të tilla. Nuk ka rëndësi se si nxeheni, me dru, rrymë, naftë apo thëngjill. Lëkura fillon të thahet.

1. Kërkoni këshillat e specialistit

Nëse shkoni në ndonjë barnatore, është vështirë ti gjeni këshillat e duhura për kozmetikë. Për këtë arsye shkoni tek kozmetologu apo dermatologu dhe merrni këshillat e duhura. Specialistët e tillë mund të iu analizojnë lëkurën dhe në bazë të tipit specifik tuajin ju propozojnë produktet adekuate për të cilat keni nevojë.

2. Hidratoni më shumë

Mund ta keni gjetur një hidratues adekuat për pranverë dhe verë, por sikurse kushtet klimatike që ndërrojnë, ashtu duhet të ndërroj edhe rutina juaj për kujdes ndaj lëkurës gjatë muajit të dimrit. Gjeni një hidratues që është i bazuar në vaj e jo në ujë, sepse vaji krijon një shtresë mbrojtëse që jep më shumë hidrim se sa kremi apo losioni. 
(Sugjerim: shumë losione që kanë të shkruar “krem i natës” janë të bazuara në vaj).
Duhet të keni kujdes gjatë zgjedhjes së vajit sepse jo të gjitha do të kenë efekt pozitiv tek ju shikoni për vajra që nuk i bllokojnë poret, si vaj avokado, vaj minerali apo diçka e tillë.

3. Mos e harroni kremin kundër diellit

Jo, kremi kundër diellit nuk është vetëm për përdorim gjatë verës. Dielli i dimrit mund ta dëmton lëkurën shumë. Aplikoni krem kundër diellit me spektër të gjerë rreth 30 minuta para se të dilni jashtë.

4. Kujdesuni për duart

Lëkura në duar është më e hollë se në shumicën e pjesëve tjera të trupit dhe ka më pak gjëndra. Kjo nënkupton që është më vështirë ti mbajmë duart të hidruara veçanarisht në kohë të ftohët dhe të thatë. Kjo mund të përfundoj me kruarje dhe plasaritje. Mbani dorëza kur dilni jashtë.

5. Shmanguni dorezave dhe çorapeve të lagura

Dorëzat dhe çorapet e lagura mund ta irritojnë lëkurën dhe mund të shkaktojnë kruarje dhe plasaritje apo edhe ekzemë.

6. Mbani aparat hidratues

Ngrohja në shtëpi dhe në zyrë jep ngrohje të nxehtë, por të thatë. Aparatet hidratues japin më shumë lagështi në ajër e cila shmang tharjen e lëkurës. Vendosni disa aparate të vogla nëpër shtëpi të cilët do të shpërndajnë më shumë lagështi në ajër.

7. Shtoni lagështinë për shëndetin tuaj, jo për lëkurë

Me siguri keni dëgjuar shumë herë që pirja e ujit ndihmon që lëkura juaj të mbetet rinore. Në fakt është tregim. Uji është i mirë për shëndetin në përgjithësi, dhe nëse lëkura e dikujt është totalisht e dehidruar mund të ketë benefite nga lëngjet, theksojnë ekspertët. Mirëpo, një lëkurë mesatare e ndonjë personi nuk reflekton sasinë totale të pirjes së ujit.

8. Lubrifikoni shputat

Losionet lubrifikuese gjatë verës janë shumë të mira, mirëpo gjatë dimrit shputat e juaj kanë nevojë për produkte me koncentrim më të lartë. Gjeni losione që kanë glicerinë. Përdorni eksfoliante për t’i larguar qelizat e vdekura, në mënyrë që t’i ndihmoni hidratuesve të depërtojnë më mirë.

9. Përcaktoni pilingun

Nëse lëkura juaj është jashtëzakonisht e tharë, mos përdorni piling agresiv, maska, tonik në bazë të alkoolit apo astrigjent, të gjitha nga këto mund ta largojnë vajin nga lëkura juaj. Më mirë gjeni një qumësht për pastrim apo një pastrues të butë pa alkool dhe përdorni maska për hidratim të thellë.

10. Ndaloni dushet e nxehta

Me siguri që larja nën ujin e nxehtë në këto ditë të ftohta ju jep një ndjesi të mirë. Mirëpo, intensiteti i lartë i nxehtësisë prish barrierat mbrojtëse të lëkurës. Shumë më mirë është që të laheni me ujë mesatarisht të nxehtë për kohë të shkurtë. Pas dushit patjetër përdorni hidratuesin për tërë trupin që të ruhet barriera mbrojtëse ndaj baktereve dhe mikroorganizmave tjerë.