Kur jashtë bën ftohtë të gjithë me shumë dëshirë preferojmë të qëndrojmë në dhomën e ngrohtë sesa të vrapojmë në shi dhe borë. Por, kjo nuk na ndihmon që të ndihemi më mirë fizikisht dhe psikikisht. Prandaj mjekja pariziene, Juliette McGannon, na këshillon lse si të ruajmë mendjen dhe trupin në formë të mirë gjatë dimrit.
E para, harroni letargjinë dimërore. Gjatë dimrit trupi ynë i tregon trurit që është ftohtë dhe që ka nevojë për më shumë yndyra. Prandaj në muajt e dimrit hamë më shumë dhe sigurisht grumbullojmë kilogramët e panevojshëm.
Ndiejmë nevojë më të madhe për ushqimin me shumë sheqer, i cili në sistemin biokimik në trup vepron njëlloj si droga. Juliette McGannon është e bindur se si bora “shtyn” trurin për të konsumuar çokollatë.
Për ata që nuk mund ta kontrollojnë këtë, plani më i mirë është që të ndërpritet tërësisht ngrënia e ëmbëlsirave, por edhe ushqimet e tjera me shumë yndyra dhe alkool. E dimë që është vështirë, por ia vlen të provohet.
Në vend të ushqimit të pashëndetshëm konsumoni ushqime që kanë në përbërje acidet yndyrore të mira omega 3, si dhe vitaminë D, e cila njëkohësisht redukton rrezikun nga kanceri i gjirit dhe zorra e trashë, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Omega 3 gjendet në lloje të ndryshme peshqish si salmoni, sardelet, tuna, harenga ose skumbri.
Përveç ushqimit, i rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik. Prandaj, në vend se të rehatoheni nën batanije, dilni për shëtitje ose vraponi nëpër shkallë nëse keni shumë ftohtë jashtë. Lëvizja do të gjenerojë formimin e endokanabinoideve kimike pozitive, të cilat ndihmojnë në forcimin e imunitetit.
Gjatë muajve të dimrit e rëndësishme është të ruani edhe shëndetin e lëkurës suaj. Qasja holistike është më e mira, dhe kjo nënkupton mbajtjen e lëkurës të freskët përbrenda. Vetëm pas kësaj lëkura do të duket mirë edhe nga jashtë.
Pini shumë ujë dhe çaja bimorë, por shmangni ujin e rubinetit, i cili përmban kimikate si klori. Kundër tharjes së lëkurës më të mira janë kokrrat Goji dhe Wolfberry, të cilat kanë veçori antioksidative dhe terapeutike. Ndërsa në fund vijnë maskat për fytyrë të cilat i përdorni një herë në javë për heqjen e qelizave të vdekura.