Është koha e vjeshtës. Çdo stinë ka ritualet e saj të bukurisë dhe kujdesi ndaj vetes nuk është i njëjtë nga stina e nxehtë e verës në vjeshtë e deri në dimër. Pranvera na fton të rigjallërohemi, vera na jep mundësinë të përfitojmë dhe të ruajmë të mirat e të nxehtit vjeshta dhe dimri na fton të mbrohemi. Jemi në vjeshtë dhe do të ishte e drejtë të përfitonim nga disa këshilla, për të qenë në formë në stinën që vjen menjëherë pas verës me diell, energji dhe emocione.
Tashmë zyrat janë vendet ku gatuhet suksesi ynë profesional. Por ato kanë rregullat e tyre të lojës, të cilat duhet t’i dinë dhe zbatojnë të gjithë, qoftë edhe në veshje. Cila është tendenca e veshjeve këtë vjeshtë. Thonë se veshja i ngjan paketimit të një prodhimi. Aspekti ynë i jashtëm ështe ai që paraqitet përballë të tjerëve, lë përshtypje, ndihet përpara se të dëgjohen fjalët dhe lë gjurmë edhe më pas. P
ër të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë dhe vlerësojnë imazhin profesional dhe social, duke përdorur ngjyrat ideale dhe zgjedhur veshjen më të duhur, për të arritur suksesin e plotë, nëpër botë për këtë ka edhe studime e kurse profesionale, të cilat japin mjaft këshilla deri në detaje.
Kodi i veshjes së gruas në biznes
Mënyra se si vishet një grua biznesi është një nga faktorët kyç të suksesit. Imazhi është përshtypja e parë që bën dallimin dhe tregon se ç’profesion ke. Kudo që hyn për herë të parë, duhen pak sekonda për atë që nuk të ka takuar kurrë më parë, për të formuar një ide për ty dhe pesonalitetin, inteligjencën dhe kredibilitetin tënd.
Pamja ndikon në opinionet se si një grua shfaqet tek të panjohurit, kolegët dhe shefat, por jo vetëm nga ata. Ndikon edhe në mundësinë e promocioneve të ardhshme. Ndoshta nuk është e drejtë të gjykojmë një libër nga kopertina, por të gjithë e bëjmë. Ndoshta është më kompetente një grua me xhinse, se sa një grua me veshje më formale, por secili vlerëson pikërisht këtë njeri në bazë të asaj se si i prezantohet për herë të parë përpara syve ky person.
Jo më kot thuhet që ajo që sheh është ajo që arrin.
Çdo rol ka kodin e tij dhe në biznes një grua duhet të mbajë të pranishme si linjë guide: rolin që mbulon, kulturën e koorporatës (bashkë me vlerat, guidën e ndermarrjes, në të cilën vepron) dhe kush është audienca. E domosdoshme është prerja femërore, por jo binomi fund tub/xhaketë me kuadrate, perkundrazi gjerësi për veshjet e reja dhe të buta (pse jo dhe xhinse), forma që përputhen me trupin dhe proporcione të vogla, ngjyrat që preferoni (edhe pse këtë vit rikthehet në modë e zeza për t’i lehtësuar gjërat).
Por një këmishë e duhur dhe e çelur, në një veshje të pazakontë, apo me ngjyrë të pazakontë, mund të gjallërojë edhe veshjen me gri. E mbi të gjitha lëreni të lirë fantazinë me aksesoret prej lëkure: si një rrip i hollë dhe themelor – një çantë e bukur. Duhet të bëni përshtypje të mirë, por kjo nuk do të thotë të japësh një imazh të “gruas në karrierë” mbi të gjitha, sepse ndoshta ju duhet të bëni ende për të arritur deri aty.
Imazhi dhe ngjyra
Të kuptosh ç’është imazhi përmes ambienteve dhe konteksteve sociale, duke ia dalë të mbledhësh dhe komunikosh vlerën e identitetit estetik me një hapësirë dedikuar përdorimit dhe psikologjisë së elementit “ngjyrë”. Ngjyrat më të preferuara për veshjet e kësaj stine por jo vetëm, janë jo ngjyrat e theksuara që tërheqin më shumë vëmendjen nga ambienti, ku ju kaloni pjesën më të madhe të ditës suaj (punë, shkollë) si për shembull e kuqja, e verdha, portokallia e ndezur, por mundësisht ngjyra të errëta si e zeza, bluja, grija, por sidomos edhe këmisha e bardhë.
Tendencat e veshjeve vjeshtë 2012 në Durrës
Tendencat e fundit për këtë sezon janë ngjyrat e hirta, siç është grija apo ndoshta dhe më të errëta si e zeza, kjo e kombinuar me ngjyra më të zbehta. Kështu një xhaketë e shkurtër dhe një palë pantallona me shtat të lartë, apo ndoshta dhe ndonjë fustan janë veshje që i meritojnë këto ngjyra. Kombinimi i këtyre ngjyrave do të krijonte një luk mjaft të sofistikuar.
Në qytetin e Durrësit vihet re një fluks i madh i përdorimit të streçeve me material pambuku, por dhe ato me shkëlqim, gjithashtu dhe i këmishave të shoqëruara me detaje të vogla aksesorësh, siç janë rripat e hollë finë, apo me jaka të zbukuruara me xhevahirë. Xhinset me shtat të lartë aq sa thuajse prekin gjoksin dhe mbështjellin belin si një çinturë super seksi, duke u thënë lamtumirë xhinseve me shtat të shkurtër. Gjithashtu vihet në dukje dhe zbulimi i këmbëve.
Getat janë zëvendësuar nga çorapet e gjata, të cilat vishen me çizme ose kambale. Përsa i përket këpucëve vihet re një përdorim masiv i këpucëve balerina dhe atleteve. Çdo sezon është shënuar nga një seri artikujsh që e karakterizojnë atë. Rroba dhe pajisje të ashtu-quajtura must-haves, duhet t’i kemi absolutisht në garderobën tonë për këtë sezon.
Ato janë gjëra model që çdo grua, e cila ndjek modën fillon të dëshirojë t’i blejë që në fillim të sezonit për të qenë menjëherë në trend. Argjendi, është protagonist i padiskutueshëm në veshje dhe aksesorë. Duket shumë futuristik, por në të njëjtën kohë seksi, elegant dhe me të vërtetë cool. Stilistët e rekomandojnë këtë ngjyrë të përdoret në fustane apo veshje të gjata mbrëmjesh.
Por edhe për veshjen tuaj të përditshme: streçe ngjyrë gri, të përshtatur me një xhaketë lëkure të zezë dhe një palë konversa. Ose shijet më klasike pantallona të gjera me shtat të lartë. E zeza, nuk ka dalë asnjëherë jashtë mode. I zi nga koka tek këmbët, ky është një rregull! Për veshjen e një mbrëmje, për kostumin e punës apo për atë të përditshëm, në versionin mëndafsh apo pambuk, e zeza përcjell mister dhe joshje në çdo luk.
Përsa i përket aksesorëve, këpucët duhet të jenë me ngjyra të ndezura, ose të hapura me një rrip në kyçin e këmbës. Ndërsa çantat e sezonit do të jenë në formën doctor-bag. Rëndësi gjithashtu i kushtohet detajeve si jakat me xhevahirë, duke mos harruar dhe dekore te ndryshme që i vemë tek veshjet.
Ndërsa make up duhet të jetë natyral i përshtatur për çdo moment të ditës me ton ngjyrë bezhë. Smokey-eyes me hije gri ose lejla, penel i dyfishtë. Buzët ngjyrë rozë apo të kuqe flakë. Të ndjekësh modën është pjesë e kulturës personale. Në qytetin e Durrësit vihet re një fluks i madh i ndjekjes së saj.