ANGLI– Zyra Meteorologjike e Britanisë së Madhe parashikon se klima në katër vitet e ardhshme do të ndryshojë më ngadalë se sa ishte parashikuar më parë.
Sipas parashikimit të fundit të meteorologëve britanikë temperatura globale do të vazhdojë të rritet, por rritja e saj do të ndodhë 22% më ngadalë se sa ishte parashikuar më parë.
Hulumtuesit thonë se për shkak të cikleve normale natyrore procesi i ngrohjes globale do të ngadalësohet. Kjo vlen edhe për ndryshimet e mundshme në Diell dhe në lëvizjen e rrymave oqeanike.
Por shkencëtarët paralajmërojnë se kur të përfundojnë këto cikle, temperatura do të rritet përsëri për shkak të shtimit në atmosferë të gazeve që shkaktojnë efektin serë.