Qeveria e re siriane, ka vendosur të ndërpresë marrëveshjen e nënshkruar nga rregjimi i mëparshëm i Bashar al-Assad me kompaninë ruse Stroytransgaz, për menaxhimin e portin sirian të Tartusit.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në vitin 2019 midis kompanisë ruse dhe palës së Assadit.

Kontrata kishte lidhje me menaxhimin 49-vjeçar nga kompania ruse për portin sirian të Tartusit.

Dhe sipas kësaj kontrate kompania ruse do të merrte 65% të fitimeve të portit dhe 35 % do i merrte regjimi i Asadit.

Gjatë periudhës kur Bashar al-Assad ishte në pushtet, Rusia kishte dy baza detare në Sirinë perëndimore, atë të Tartous dhe Latakia.