Imazhet e reja satelitore kanë treguar se një anije e mbushur me drithëra që mendohen se janë vjedhur në Ukrainë kanë mbërritur në Portin sirian të Latakisë.

Kjo është sasia e dytë e mbërritur brenda 4 javëve. Në imazhe shihet anija e ngarkuar me grurë në Portin e Krimesë dhe dyshohet se brenda saj ndodheshin mbi 30 mijë tonë drithë. Autoritetet ukrainase vlerësuan në fillim të këtij muaji se forcat ruse në zonat e pushtuara kishin kapur më shumë se 400,000 ton drithë.

Vjedhjet e drithit po kërcënojnë të korrat e këtij viti në Ukrainë, e cila është një nga vendet më të rëndësishme prodhuese të drithit në botë.

Për Rusinë, gruri është një mall tërheqës. Çmimi i grurit është rreth 400 dollarë për ton në tregjet botërore dhe është rritur ndjeshëm këtë vit.