Mbrëmë, në Kampionatin Botëror të Klubeve, Interi mposhti River Plate me rezultatin 2-0 dhe siguroi kalimin në fazën eliminatore.Skuadra argjentinase përfundoi rrugëtimin në këtë kompeticion, duke u renditur në vendin e tretë në Grupin E me katër pikë.Sherri mes lojtarëve nisi pak para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit dhe situata u përshkallëzua shpejt.
Marcos Acuna dhe Denzel Dumfries ishin në qendër të konfliktit, ndërsa bashkëlojtarët dhe stafet ndërhynë për t’i ndarë.
Tensioni vijoi deri në hyrje të dhomave të zhveshjes, ku tifozët e River Plate hodhën sende në drejtim të Dumfries. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej në tunel, pasi situata doli nga kontrolli për disa momente.Monterrey, si skuadra e vendit të dytë në grup, bashkohet me Interin në fazën eliminatore të turneut.