Babai ‘monstër’ përdhunonte vajzën, gjyshi: Si e mësova ngjarjen

12/09/2018 - 13:51

E solli në jetë për t’i falur dashuri, por abuzoi me të në mënyrën më monstruoze. Bëhet fjalë për Qirjako Nakucit, i cili për 16 vite me radhë abuzoi seksualisht me të bijën, që në moshë të mitur. Historia dramatike e 25-vjeçares nga Tirana ishte sot në fokus të emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.

Por historinë e abuzimit të vajzës nga ai që e solli në jetë është gjyshi i të resë, 81-vjeçari me inicialet M.SH. Ky i fundit pohoi se ngjarjen e rëndë e kishte mësuar nga televizori, ndërsa shtoi se nuk kishte qenë në dijeni të abuzimit, shkruan ‘BalkanWeb’.

Po ashtu i moshuari tha mes lotësh se nuk e kishte takuar vajzën, pasi ajo ishte në mbrojtje nga policia. Teksa i rikthehet pas historisë së martesës së vajzës së tij me ish-dhëndrin, i moshuari tregon se 61-vjeçari nuk kishte qenë kurrë i përgjegjshëm. Ai tha se pasi kishte përzënë dy fëmijët tek ish-gruaja, kishte mbajtur vetëm të madhen. I moshuari e mbylli fjalën e tij me një apel, ndërsa shtoi se kërkonte burg përjetë për ish-dhëndrin nëse ai do shpallej fajtor.

“Ngjarjen e mësova përmes televizorit. Jam akoma i shqetësuar dhe se kam marrë veten. (qan) E kuptova direkt që bëhej fjalë për mbesën time. Nuk e di se ku ndodhet mbesa ime. Di që e ka marrë në mbrojtje policia. Të tre fëmijët gjykata ia dha vajzës. Ky për të përfituar shtëpinë, i doli vajzës te Stadiumi ‘Dinamo’ dhe e rrahu dhe i mori vajzën. Më pas i mori fëmijët që të përfitonte dhe shtëpi. Sa arriti këtë qëllim, dy fëmijët e tjerë i përzuri, dhe mbajti vajzën e madhe, se ajo i interesonte. Ai ia mori fëmijët me zor. Shkoi vajza që ta merrte gocën, dhe ai nuk ia dha. Në atë kohë vajza ka qenë 12-13 vjeçe. Vajza nuk vinte tek nëna, se nuk e linte. Gruaja ime ua çonte ushqimin tek banesa. Ajo i takonte fshehurazi motrën dhe vëllain, por nënën jo. Vajza ime e ka takuar fshehurazi çupën e saj. Para ca vitesh mbesa e ka denoncuar në polici atë dhe ai u arrestua. Ai ishte i pasjellshëm dhe sillej keq me vajzën time. Ai vidhte dhe merrej me poshtërsira. Më kapi një njeri dhe më tha; më ka marrë dhëndri jot 18 mijë lekë. Ia dhashë unë lekët. S’jemi marrë kurrë vesh me të. Ushqimet ia çonim ne gati vajzës, se ai nuk u siguronte asgjë. Vajza ime kur e mori vesh u shqetësua shumë. Ajo tentoi të takonte vajzën, por ajo rri tek murgeshat. Mbesa ime kishte shoqëri vetëm me të atin. Dilnin dhe në orë të vona, madje dhe kur takoheshim në rrugë, s’më flisnin. Ajo rrinte në shtëpi, nuk punonte, rrinte nën kontrollin e tij. Nese ish-dhëndri im është fajtor, kërkoj dënimin e tij me burgim të përjetshëm”, tha i moshuari.

HISTORIA
Për 16 vite me radhë ajo heshti, por një ditë u gjend e dobët dhe tregoi historinë e saj të makthit. 61-vjeçari Qirajko Nakuçi u arrestua pas denoncimit që bëri e bija. Abuzimi ka vazhduar prej vitesh, që kur ajo ka qenë vetëm 9 vjeçe. Kanë qenë murgeshat ato që kanë zbuluar ngjarjen, kur e reja ka rrëfyer ferrin e përjetuar gjatë viteve që ka qëndruar me babain. Qirjako Nakuçi, u divorcua me gruan në vitin 2002 dhe nëna e tyre pas divorcit u largua nga shtëpia, ndërsa fëmijët ai ia mori me forcë.

Në vend të përkujdesjes për fëmijët, babai ka abuzuar me vajzën e madhe, në atë kohë 9 vjeçe, sot 25 dhe vetë ai 61-vjeçar. Skenat e marrëdhënies seksuale me dhunë kanë ndodhur brenda dhomës që ata e quanin shtëpi, kur në banesë nuk ndodheshin edhe dy fëmijët e tjerë. Historia e tmerrshme, sipas kallëzimit të vajzës, nis një ditë kur babai i saj në gjendje të dehur kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në atë kohë vetëm 9 vjeç. Nga ajo ditë nuk u ndal më së abuzuari me të.

61-vjeçari që u arrestua mëngjesin e 30 gushtit fillimisht ka mohuar ngjarjen, më pas e ka pranuar atë pjesërisht, duke thënë se nuk ka abuzuar me vajzën kur ajo ka qenë e mitur. Pasi ka pranuar incestin në moshë madhore me vajzën, ai e ka ndarë “fajin” me të bijën, duke thënë se nuk ka ndodhur pa dëshirën e saj. Megjithatë, ai është vënë në pranga nga Policia për tri vepra penale, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Dhunë në familje”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Çdo ditë, po regjistrohen raste të reja fruthi.

Një fëmijë 6-vjeçar (R.I.) ka humbur jetën një natë më parë në Shërbimin e Peditatrisë, në Qendrën Spitalore Universitare.

Nevila Mataj, partnerja e Majlind Lilës, i cili kreu vrasjen e trefishtë mëngjesin e të hënës në Tiranë, ka reaguar në disa postime në Fa

Nuk është rastësi që në qytetet kryesore të vendit, farmacitë mund t’i gjesh në çdo cep, shpesh edhe ngjitur me njëra-tjetrën.

Moti i acartë shënoi viktimën e parë për këtë dimër në qytetin e Durrësit.

16 të rinj të diplomuar në Bachelor apo Master kanë përfunduar praktikën 3-mujore në Bashkinë e Tiranës.

Dy ditë më parë dy gra humbën jetën në një stacion autobusi në rrugën që shërben si unazë në ish-Kënetë.

Nga janari në nëntor të vitit 2018, diferenca ndërmjet shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit ka qenë shumë e lartë në raport me kthi

Situatë e pazakontë në qarkun e Dibrës për shkak të motit të ftohtë dhe dëborës që ka pushtuar rrugët dhe ka bllokuar disa fshatra.

Emisioni “Kjo Javë”  ka zhvilluar një lidhje me skype me studentët e ngujuar  brenda Fakultetit Juridik, ku iu janë bashkuar edhe ata të