Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luiggi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ku i ka dorëzuar dhe raportin e KE-së për integrimin e Shqipërisë në BE.

Në një postim në Twitter, Soreca thotë se roli i opozitës në Shqipëri është “thelbësor” në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve që janë bërë në Raportin e KE-së.

Kreu i delegacionit të BE në vendin tonë, zbulon se në bisedën me liderin e demokratëve është diskutuar edhe për axhendën në Parlament të PD për muajt e ardhshëm.

MESAZHI I SORECËS:

Sot isha i kënaqur të dorëzoja raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në Raport. Ne patëm një diskutim të plotë edhe për PD-në, axhenda parlamentare për muajt e ardhshëm.

BE mbështetet rolin pozitiv që ka luajtur lidershipi i PD-së në këtë moment të rëndësishëm politik për Shqipëri në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.