Sot shënohet 100-vjetori i lindjes së njeriut, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen më tej të emrit të qytetit të Durrësit, Ramazan Njalës.
Në kujtim të tij, qendra kulturore “Aleksandër Moisiu” ka postuar një biografi gjithëpërfshirëse të figurës së njohur në botën e sportit, por edhe atë teatrore.
“Nga shkurti i këtij viti, Ai do të ishte plot 100 vjeç, dhe nga shtatori mbushen 40 vite që nuk e kemi më midis nesh”, thuhet në rreshtat e para të shkrimit.
Postimi i plotë:
𝗥𝗔𝗠𝗔𝗭𝗔𝗡 𝗡𝗝𝗔𝗟𝗔 – 𝗛 𝗢 𝗠 𝗔 𝗭 𝗛
20 𝒔𝒉𝒌𝒖𝒓𝒕𝒊 𝒊 𝒗𝒊𝒕𝒊𝒕 2022 𝒔𝒉𝒆̈𝒏𝒐𝒏 100 𝒗𝒋𝒆𝒕𝒐𝒓𝒊𝒏 𝒆 𝒍𝒊𝒏𝒅𝒋𝒆𝒔 𝒔𝒆̈ 𝒂𝒓𝒕𝒊𝒔𝒕𝒊𝒕 𝑹𝑨𝑴𝑨𝒁𝑨𝑵 𝑵𝑱𝑨𝑳𝑨.
Nga shkurti i këtij viti, Ai do të ishte plot 100 vjeç, dhe nga shtatori mbushen 40 vite që nuk e kemi më midis nesh.
Eshtë një mungesë e madhe për artin, për qytetin, për bashkëqytetarët, e sigurisht për familjen e tij, pasi Ramazan Njala me punën e kontributin e tij shumëvjeçar, la gjurmë të pashlyera në memorien e qytetit e më gjerë. Ai ishte unik dhe i pazëvendësueshëm në rolet e interpretimet e tij sidomos në fushën e humorit, ndaj ishte dhe mbeti i paharruar jo vetëm për kolektivin e teatrit dhe estradës së Durrësit por dhe në rang kombëtar.
Ramazan Njala lindi me 20 shkurt 1922 në një familje të mesme durrsake. Me gjyshin detar e babain intelektual, Ramazani mori që në fëmijëri edukatën dhe traditën qytetare për ti shërbyer njerëzve me përkushtim.
Shtatlartë, fizikisht i fortë, me humorin e lindur e të natyrshëm qe e karakterizonte, me zërin e qartë e melodioz që i kishte falur natyra, Ramazani përveç sportit, ngjiti shumë shpejt shkallët e një fushe tjetër shumë të dashur për njerëzit, atë të artit skenik.
Qysh në vitet e rinisë së hershme, R.Njala krahas talentit për sportin, kishte një talent të lindur për artin e humorit e satirës.
Vazhdimisht në lagje e në shkollë këndonte e bënte humor duke organizuar me shokët skena e shfaqje që njerëzve i pëlqenin. Në vitin 1945 krijon e këndon parodinë “Gjirokastër të kam mike…” parodi nga e cila pati jo pak probleme e telashe. Kjo parodi, krahas të tjerave, është quajtur parodia e parë shqiptare.
Siç vinte duke u intensifikuar aktiviteti i tij sportiv, vinte duke u intensifikuar dhe aktiviteti i tij artistik me grupet amatore, sidomos me grupin e Portit Detar, i cili nën drejtimin e tij kishte fituar disa çmime të para.
Që me krijimin e Estradës Profesioniste të Durrësit, Ramazan Njala ka marrë pjesë në të gjitha premierat e saj, në fillim si amator e më pas si profesionist duke luajtur e interpretuar me mjeshtëri e profesionalizëm mbi 90 role e duke kënduar e interpretuar mbi 70 kuplete e parodi, shumicat të krijuara nga vetë ai.
Ramazani ka debutuar dhe në disa filma artistikë si dhe në emisione radiofonike te Radio Tiranës. Ai gjithashtu ka shkruar pjesë, skeçe e komedi si dhe artikuj e reportazhe në gazeta lokale e kombëtare, sportive dhe artistiko-shoqërore.
Në vitin 1972 pranohet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Artistëve të Shqipërisë.
Ramazani kishte një popullaritet në rritje në të gjithë Shqipërinë. Ai jo vetëm interpretonte shumë mirë rolin apo parodinë por kishte një aftësi të jashtëzakonshme të afërsisë me njerëzit.
Gjithmonë i duartrokitur në sport e në art, R.Njala mbeti etaloni i sportistit të talentuar e aktorit brilant të humorit shqiptar. Futbollist, vollejbollist, basketbollist, atlet e notar i talentuar në sport, ashtu si dhe punëtor, drejtues, berber, kamarier, prift, hoxhë, baba, bashkëshort, zanatçi, etj etj.
“𝑅.𝑁𝑗𝑎𝑙𝑎 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑠𝑝𝑜𝑟𝑡𝑖𝑠𝑡 𝑒 𝑎𝑟𝑡𝑖𝑠𝑡 𝑖 𝑚𝑎𝑑ℎ, 𝑡ℎ𝑒𝑚𝑒𝑙𝑢𝑒𝑠 𝑒 𝑡𝑖𝑡𝑢𝑙𝑙𝑎𝑟 𝑖 𝑠𝑝𝑜𝑟𝑡𝑖𝑡 𝑑𝑢𝑟𝑟𝑠𝑎𝑘” do të shkruante sportisti veteran Dhimitraq Goga.
Kurse “Mjeshtri i Madh” Gjergj Vlashi, regjisor, koleg e mik me Ramazanin, do shprehej: “𝑅.𝑁𝑗𝑎𝑙𝑒̈𝑛 𝑒 𝑘𝑎𝑚 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑢𝑟 𝑠𝑖 𝑠𝑝𝑜𝑟𝑡𝑖𝑠𝑡 𝑒 𝑎𝑟𝑡𝑖𝑠𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑞𝑢𝑎𝑟 𝑝𝑜𝑟 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑖 𝑝𝑟𝑖𝑛𝑑 𝑠ℎ𝑒𝑚𝑏𝑢𝑙𝑙𝑜𝑟 𝑒 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒𝑟𝑢𝑎𝑟. 𝑍𝑎𝑛𝑖 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑓𝑖𝑔𝑢𝑟𝑒̈ 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑒𝑑𝑟𝑖𝑘𝑒, 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑔𝑢𝑟 𝑖 𝑐̧𝑚𝑢𝑎𝑟 𝑞𝑒̈ 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑢ℎ𝑒𝑡 𝑒 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑡𝑜𝑗𝑒̈ 𝑔𝑗𝑎𝑡𝑒̈. 𝐴𝑖 𝑘𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑝𝑜𝑝𝑢𝑙𝑙𝑎𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑎𝑠ℎ𝑡𝑒̈𝑧𝑎𝑘𝑜𝑛𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑡𝑒 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑖𝑡. 𝑇𝑒 𝑅𝑎𝑚𝑎𝑧𝑎𝑛𝑖 𝑖𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑢𝑎𝑟 𝑡𝑎𝑙𝑒𝑛𝑡𝑖, 𝑑𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑟𝑎 𝑝𝑒̈𝑟 𝑝𝑢𝑛𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑑𝑜𝑟𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑒 𝑚𝑎𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑖𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑒 𝑒 𝑐𝑖𝑙𝑎 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑛𝑑𝑒̈𝑟 𝑣𝑒𝑐̧𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑡𝑖𝑗 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑠𝑝𝑖𝑘𝑎𝑡𝑢𝑟𝑎. 𝐷ℎ𝑒 𝑘𝑢𝑟 𝐴𝑖 𝑢 𝑛𝑑𝑎 𝑛𝑔𝑎 𝑗𝑒𝑡𝑎, 𝑣𝑎𝑟𝑟𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑡𝑖𝑗 𝑢 𝑘𝑡ℎ𝑦𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑚𝑎𝑛𝑖𝑓𝑒𝑠𝑡𝑖𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑎𝑑ℎ 𝑝𝑜𝑝𝑢𝑙𝑙𝑜𝑟 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑖𝑗𝑒̈𝑟𝑎 𝑒 𝑚𝑖𝑗𝑒̈𝑟𝑎 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧 𝑒 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑢𝑎𝑛 𝑝𝑒̈𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑏𝑎𝑛𝑒𝑠𝑒̈𝑛 𝑒 𝑓𝑢𝑛𝑑𝑖𝑡, 𝑎𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑖𝑟𝑒̈ 𝑝𝑜𝑝𝑢𝑙𝑙𝑜𝑟, 𝑎𝑡𝑒̈ 𝑠𝑝𝑜𝑟𝑡𝑖𝑠𝑡 𝑒 𝑎𝑟𝑡𝑖𝑠𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑎𝑙𝑒𝑛𝑡𝑢𝑎𝑟, 𝑝𝑟𝑖𝑛𝑑 𝑒 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑟𝑎𝑙𝑙𝑒̈”.
“𝐾𝑎𝑚 𝑎𝑟𝑑ℎ𝑢𝑟 𝑛𝑒̈ 𝐷𝑢𝑟𝑟𝑒̈𝑠 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑎𝑑ℎ, 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑠𝑝𝑜𝑟𝑡𝑖𝑠𝑡 𝑒 𝑎𝑟𝑡𝑖𝑠𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎ℎ𝑎𝑟𝑟𝑢𝑎𝑟” do të deklaronte z.Rexhep Mejdani, ish President i Republikës, në përkujtimin e 80 vjetorit të lindjes së R.Njalës.
R.Njala kishte mbaruar shkëlqyeshem shkollën ekonomike-tregtare. Ai njihte disa gjuhë të huaja si italisht, frengjisht etj. Ai ishte modern e liberal. Përvec sportit e artit kishte pasion fotografinë, filatelinë, gazetarinë, gjuhët e huaja, sekretarinë e llogarinë, punë që ai i kryente me shumë pasion e korrektesë.
Ramazan Njala është vlerësuar “Nderi i qytetit” nga Bashkia Durrës. Ai mban Urdhërin “Naim Frashëri i Klasit të Parë, titullin “Mjeshtër Sporti” e “Artist i Merituar” si dhe “Mjeshtër i Madh” ne Sport e ne Art. Pallati i Sportit i qytetit të Durrësit si dhe një rrugë e hershme e qytetit, mbajnë emrin RAMAZAN NJALA.
Ramazan Njala, bashkë me kolosët e mëdhenj të artit e sportit durrsak e më gjerë, pa asnjë dyshim, bëjnë pjesë në panteonin e nderit dhe lavdisë qytetare.