Miq të mirë konsiderohen gjithnjë ata persona me një eksperiencë të gjatë jetësore, të cilët me këshillat e tyre të japin disa leksione jete shumë të vlefshme. Kështu i konsideron edhe deputeti i Durrësit Jurgis Çyrbja këta tre zotërinj me të cilët ka nisur ditën sot në mëngjes në Sallmone të Shijakut.

Takimet në këtë zonë të Shijakut nuk janë mjaftuar thjesht duke konsumuar kafenë e mëngjesit, por kanë vijuar edhe më tej me njerëzit e punës, për të cilët Çyrbja shprehet se shërbejnë si model motivimi për brezat e rinj!

Kujtimi është motoristi më i vjetër në Shijak, por gjithmonë e më shumë rinor. Ndaj dhe bisedat me të përveç se janë të mençura, janë dhe të hareshme!”, shkruan deputeti.

Ndërsa vijon me Danen në dyqanin e tij të hidrosanitareve në Sallmone. “Njerëzit e punës janë modeli i njerëzve që duhen duartrokitur dhe suportuar sepse janë aq shumë të dobishëm për komunitetin tonë!“.

Edhe një ditë më parë teksa ndodhej në Hamallaj në fermën e Ervinit i cili kujdeset për dhjetëra dele dhe qingja, deputeti theksoi se një duatrokitje e madhe shkon për të gjithë këta njerëz punëtorë që përveçse mbajnë gjallë zanatet dhe traditat e trashëguara ndër breza, po ruajnë me fanatizëm dhe cilësinë e produkteve dhe nënprodukteve bujqësore dhe blegtorale në zonë!

Deputeti Jurgis Çyrbja gjithashtu ka qenë i pranishëm këtë të mërkurë edhe në Komisionin e Ligjeve, në një seancë dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil gjatë vitit 2023, dhe ka shpërndarë disa momente në rrjetin e tij social “Facebook”.