Mbrëmjen e sotme dhe ditën e nesërme vjen premierë në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, drama “Osman Taka”, nga Arbër Iliazi.

Me regji të Naun Shundit dhe nën interpretimin e aktorëve si: Vin Bejleri, Ola Harizaj, Romir Zalla dhe Neritan Liçaj, shfaqja fillon në orën 19:00.

Drama “Osman Taka” i kthen sytë nga ngjarjet dhe personazhet historikë, që janë kthyer në legjendë e që sot e kësaj dite frymëzojnë breza të tërë me luftën ndaj pushtuesve, në mbrojtje të identitetit kombëtar dhe familjes shqiptare. Te Osman Taka gërshetohet talenti i tij si artist – valltar, me sfidën që ai i bën vdekjes.

Bileta & Rezervime: 𝗧𝗲𝗹 / 𝗪𝗵𝗮𝘁𝘀𝗔𝗽𝗽 𝟬𝟲𝟴𝟯𝟵𝟭𝟯𝟴𝟭𝟯

• 𝘉𝘪𝘭𝘦𝘵𝘢 𝘬𝘶𝘴𝘩𝘵𝘰𝘯 700 𝘭𝘦𝘬𝘦̈