Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare feston sot 88-vjetorin e lindjes së tij. Mes shumë urimeve është edhe ai i kryeministrit Edi Rama, i cili në një profil në rrjetet sociale ka publikuar një këngë, vargjet e të cilës janë shkuar nga Ismail Kadare.

Rama ka publikuar një video montazh, ndërsa në sfond dëgjohet kënga me vargjet e shkruar nga Ismail Kadare, “Në parkun që mbuluan fletët”.

“Dedikuar shkrimtarit “Nderi i Kombit” Ismail Kadare. Urime në 88-vjetorin e lindjes së tij”, thuhet në video.

NË PARKUN QË MBULUAN FLETËT

Në parkun q’ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s’e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…