DURRES- Një vit ikën e sot në mbrëmje një vit tjetër do të trokasë në jetët tona. Duke shpresuar të jetë më i mbarë për të gjithë shqiptarët por edhe për të gjithë botën, e cila feston në mënyra të ndryshme. Me fishekzjarre, shampanjë, gjel deti, vizita, këngë, puthje e përqafime, do festohet sot në mbrëmje ndërrimi i viteve.

Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh bashkë familjarë, miq e shokë. Agjencia e Lajmeve Durrës, iu uron të gjithë shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2013!” 

Të shumtë janë shqiptarët, të cilët preferojnë ta kalojnë këtë festë në shtëpitë e tyre, duke e pritur që akrepat e orës të shkojnë në 12 (00:00), por prej vitesh tashmë janë shtuar edhe njerëzit të cilët preferojnë që këtë festë ta kalojnë në lokale e restorante të Tiranës. 

Kryesisht të rinjtë edhe pse darkën e Vitit të Ri e kalojnë në shtëpi, preferojnë që orët e para të vitit që vjen ti kalojnë në pube. Ndryshe nga vitet e tjera, përvec emigrantëve që janë kthyer në Shqipëri për të festuar Vitin e ri, të shumtë janë dhe ato që kanë udhëtuar jashtë, falë liberalizimit të vizave.