Do të mbahet sot në GJKKO në orën 12:00 seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 4 e pandehurit e tjerë, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, Xhimi Begeja, Fatmir Bektashi dhe noterja Andia Pustina për dosjen ‘Partizani’.

Në këtë seancë do të vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes.

Një muaj më parë, SPAK i komunikoi Sali Berishës akuzën e korrupsionit pasiv dhe Jamarbër Malltezit atë të korrupsionit e pastrimit të parave në lidhje me aferën e ish kompleksit Partizani.

Kujtojmë se prej dhjetorit të kaluar, Berisha e Malltezi mbahen të izoluar në banesë pasi gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.