TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot një tubim në qytetin e Kuçovës. Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu gjatë fjalës së tij u ndal në disa problematika jetësore dhe vështirësive ekonomike që shqiptarët po përballen çdo ditë.
Më pas kuqezinjtë marshuan në rrugët e Kuçovës duke u drejtuar tek puset e naftës për të cilët Spahiu tha se,”Janë pasuri e Shqipërisë”.
Ai akuzoi kryeministrin Berisha se po tenton të bëhet aksioner i nëntokës . “As komunistët dhe as nazistët nuk tjetërsuan naftën shqiptare”.
Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi kanë ngjyrosur kuqezi këto puse nafte duke lëshuar mesazhin e fortë se pasuria kombëtare e shqiptarëve nuk mund të jetë e asnjë pushteti apo partie-shtet.