Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur njoftimin e akuzave për anëtarët e 7 grupeve kriminale që u goditën gjatë operacionit “Revanshi”.
Ato vepronin në disa qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli. Gkjykata ka firmuar urdhër arreste për disa persona si Arben Ndoka, Durim Bami, Leonard Duka, Astrit Avdylaj, Marklen Haka si dhe ish drejtuesi Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri.
Në total u lëshuan 50 urdhër arreste dhe pothuajse gjysma e tyre u ezkekutuan brenda dhe jashtë vendit ndërsa disa të tjerë ishin të arrestuar për akuza të tjera.
Gjatë këtij operacioni u angazhuan 50 oficerë të policisë gjyqësore, Departamenti i Policisë Kriminale, forcat operacione, ato të RENEA-s dhe 300 efektivë të policive të Tiranës, Durrësit, Lezhës, Vlorës dhe Shkodrës.
Hetimet e operacionit në fjalë zbuluan 12 ngjarje kriminale që ndodhën apo që u përgatitën, apo që dështuan gjatë vitit 2020.
Komunikimet në Sky ECC, të ndërthurura nga hetuesit me detajet e dosjeve të arkivuara pa autorë, treguan se si për arsye hakmarrje dhe përplasje mes grupeve kriminale, kishin çuar personazhe të botës së krimit në organizimin e atentateve dhe vrasjeve në vend.